Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPortali Lider i kërkon falje Mendi Qyrës, pronarit të kompanisë ”Trim &...

Portali Lider i kërkon falje Mendi Qyrës, pronarit të kompanisë ”Trim & Lum”


Pas publikimit të lajmit shpifës ditëve të fundit ndaj pronarit të kompanisë ”Trim & Lum, redaksia e portalit “Lider” i kërkon falje publike z.Mendi Qyra përmes një artikulli të publikuar në këtë portal, pasi që nuk ka poseduar informacione të plota.

“Drejtohemi me kërkim falje kompanis ”Trim & Lum” nga Ohri, nga e cila për arsye të paqëllimita teknike nga ana jonë, padashur e lidhëm duke pretenduar se kishte ndikim me këtë rast. Kjo kompani as nuk ka qenë nën hetime nga PSP e aq me pak të ketë ndonjë lidhëshmeri me këtë të fundit”, shprehen nga portali Lider.

Ndryshe, Mendi Qyra, pronari i kompanisë ”Trim & Lum”në një prononcim për Strugalajm.com i ka qojtur të pavërteta dhe tendencioze raportimet e një pjese të mediave në gjuhën maqedonase të cilat supozonin se edhe ai është reketuar nga grupi i cili pretendonte se kishte ndikim në Prokuroren Katica Janeva.Qyra thekson se gjatë punës së tij në asnjë rast nuk është bërë pjesë e lobeve afër pushtetit dhe nuk ka asnjë indicje që dikush të reketojë kompaninë ”Trim&LUM” me matriale komprometuese apo ta fajësojë për dicka , ”Ne jemi ndërtues dhe ndërtojnë sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi”nënvizon ai.Ndërkohë, për dëmin në imazh që i kanë shkaktuar mediat në gjuhën maqedonase me këto lajme Mendi Qyra paralajmëron padi në organet e drejtësisë.

Një pjesë e mediave në gjuhën maqedonase sot gjatë raportimeve të tyre supozonin se edhe kompania ”TRIM &LUM” grupit reketues të lidhur më PSP i ka paguar 800 mijë euro.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!