Në liqenin e Ohrit është vendosur tabela e ndalimit të larjes në liqen. Shkak është bërë ndotja nga ujërat e zeza.
Komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta zgjidhur këtë çështje edhe pas paralajmërimeve nga UNESCO dhe afateve të përcaktuara për fillimin e zbatimeve të masave të nevojshme.
Sipas medieve vendase ndalimi i notit nis nga kështjella e Samuilit në plazhet e Partizanit.
Në plazhin Mizo, i cili ndodhet në plazhin e vjetër të qytetit, janë larguar 200-300 turistë të huaj. Në vendpushimin Partizan janë larguar rreth 100 fëmijë.
Informacioni zyrtar lidhur me këtë çështje mungon. Vendasit janë shprehur se kolektori i ujërave të zeza nuk ka qenë në funksion dhe të gjitha ujërat e zeza janë derdhur direkt në liqen.
Qendra për Shëndetin Publik ka vendosur menjëherë tabelat paralajmëruese, pas analizave të para të ujit.