Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI e merr edhe një ministri, ja kush është

BDI e merr edhe një ministri, ja kush është

Zv.ministrja e Financave Shiret Elezi merr të gjithë kompetencat e ministrit në dikasterin e saj por vendimet dhe politikat financiare do të drejtohen nga kryeministri Zoran Zaev. Këto vendime janë konstatuar në seancën e fundit të Qeverisë.

Kryetari i Qeverisë i drejton veprimet e qeverisë nga fusha e financave dhe politikës financiare dhe realizimin e përcaktimeve të programit të Qeverisë në përputhje me nenin 11, paragrafi 1 dhe paragrafi 2 dhe nenin 35 paragrafi 1 nga Ligji për punën e Qeverisë. Konkluza e dytë lidhur me këtë çështje është që qeveria konstatoi se përmbushen kushtet në pajtim me 48 paragrafi 2 nga ligji për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore që zv.ministrja e Financave t’i ndërmarrë të gjitha autorizimet dhe përgjegjësitë në udhëheqjen e Ministrisë së Financave”-tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

A do të thotë kjo se Zaevi do të tregojë se çfarë duhet kurse Elezi do të nënshkruaj?

Praktikisht.

Kjo praktikë nuk ka ndodhur më herët në vend. Pas shkarkimit të Dragan Tevdovskit, kryeministri Zaev propozoi veten edhe si ministër të Financave por u tërhoq pasi Komisioni për parandalimin e korrupsionit kishte konstatuar se funksioni i kryeministrit dhe ministrit të Financave nuk përputhen. Për momentin është akoma e paqartë se si do të funksionojë ndarja e kompetencave në këtë sektor. Ndërkohë, sektorin e Financave në vend e pret punë e konsiderueshme, si për rishikimin e paralajmëruar të buxhetit, ashtu është për planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Ndryshe Shiret Elezi në postin e zv.ministres së Finacave erdhi pas postit të ministres së Vetëqeverisjes Lokale në periudhën para zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!