Gjykata Penale e Shkupi ka shpallur të pafajshëm gazetarin kontravers, Dragan Pavlloviq Llatas dhe vëllezërit e tij, Sërxhan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavloviq për ndërtim pa leje të vilave në Zelenikovë, të cilat janë pjesë e lëndës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Lëndina”.
Të akuzuarit janë liruar nga akuza nga gjykatësja Marija Kletniçka Markovska sepse ajo ka vlerësuar se akuzat që rëndojnë kundër vëllezërve nuk përbëjnë shkelje ligjore dhe nuk mund të ngritet padi penale sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.
Lidhur me këtë vendim të Gjykatës, sot përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti. Sipas tij në Maqedoninë e Veriut i pafajshmi shpallet fajtor, ndërsa fajtori i pafajshëm.