Vajza e cila sot rreth orës 10:00 u gjend e vdekur në një nga hotelet e Strugës është Samantha Welgraven e lindur më 05.10.1992 në Arnhem të Hollandës, mëson Struga Ekspres nga burimet e saj!
E ndjera bashkë me një grup turistêsh kishte ardhur para pak ditësh në Maqedoninë e Veriut për ta vizituar Strugën dhe Ohrin.
Ja çfarë thonë disa burime për Struga Ekspres:
Disa miq të së ndjerês duke e vêrejtur mungesën e Samanthës e cila duheshte të dalë nga dhoma e hotelit dhe tu bashkoheshte bashkëudhëtarêve të saj, rreth orës 09:00 kanë shkuar për të trokitur nē derên e saj të dhomës, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje për një kohë të gjatë!Punonjësit e hotelit u detyruan të shpêrthejnë dhomën e hotelit ku edhe e kane gjetur të vdekur 26 vjeçaren Samantha Welgraven!
Menjëherë e kanë lajmëruar autoambulancën dhe organet policore rreth orës 10:00!
Nuk dihen akoma shkaqet e vdekjes së 26 vjeçares.Ndërsa trupi i të ndjerës u dêrgua për tu kryer obduksioni në Spitalin e Ohrit!
(Struga Ekspres)