Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBujar Osmani paralajmëroi 26,7 milion euro për Shkup – Bllacë

Bujar Osmani paralajmëroi 26,7 milion euro për Shkup – Bllacë

Osmani paralajmëroi 26,7 milion euro për Shkup – Bllacë

Në faqen e vet të Fejsbukut, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e koordinuesit për implementim të autostradës Shkup – Bllacë, paralajmëroi se në Konferencën për Ballkanin Perëndimor që vijon në kuadër të “Procesit të Berlinit” në Poznan të Polonisë, janë siguruar 26,7 milion euro, të holla evropiane përmes WBIF, për projektin Shkup – Bllacë.

Projekti Shkup – Bllacë, që paraqet zgjidhje autostrade për lidhje të Shkupit dhe Prishtinës me autostradën Arbër Xhaferi, do të ndërtohet në dy faza. Për fazën e parë prej 2 kilometrash duke filluar nga pika kufitare, siç ishte paralajmëruar edhe më parë, pritet të fillon procedura e tenderimit këtë verë, ndërsa për fazën e dytë, dokumentet e tenderimit pritet të jenë të gatshme në fillim të vitit të ardhshëm.

Shuma e gjithsejtë për ndërtim të autostradës Shkup – Bllacë pritet të kushtojë rreth 110 milion euro, ndërsa projekti pritet të përfundojë në vitin 2023, me çka Shkupi dhe Prishtina do të jenë larg vetëm 40 minuta.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments