Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBastardohet gjuha shqipe në Spitalin e Shkupit (FOTO)

Bastardohet gjuha shqipe në Spitalin e Shkupit (FOTO)

Gabimet e vazhdueshme drejtshkrimore në tabelat e institucioneve kane nxjerrë në pah bastardimin e gjuhës shqipe nëpër këto institucione.

Si rezultat gjuha shqipe vazhdon të bastardohet gati nga të gjitha institucionet e vendit. I tillë është edhe rasti i sinjalizuar nga një mjek shqiptar që punon në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, saktësisht në Repartin e Kirurgjisë së Fëmijëve.

Rasti ka të bëjë me një tabelë orientimi të vendosur aty ku në gjuhën shqipe shkruan: “Universiteti instituti për Radiologjisë” që nuk ka asnjë kuptim si nga ana sintaksikore por edhe morfologjike, ashtu siç shihet edhe qartë në fotografinë e dërguar pranë redaksisë sonë.

Nuk dihet kush i përkthen apo kush i kontrollon momentalisht këto përkthime, korrigjimi i të cilave më pas ka kosto shtesë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments