Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKomuna e Strugës: Ambasadori francez uron Ramis Merkon për punën që bën...

Komuna e Strugës: Ambasadori francez uron Ramis Merkon për punën që bën në Strugë dhe demanton portalet për deklaratën e tij (FOTO)

Timonie uron Ramis Merkon për punën që bën në Strugë dhe demanton portalet për deklaratën e tij

Sot në hapësirat e Komunës së Strugës kryetari Merko mirëpriti ambasadorin e Francës Kristijan Timonie.Në takim morrën pjesë edhe shefi i kabinetit z. Dashmir Nasufi, drejtor i NP “Proakva” Jeton Shaqiri , këshilltari Inaet Dani dhe përfaqësues të tjerë të administratës komunale.

Ambasadori Timonie foli mjaft për përshtypjen që i kishte lënë Struga dhe bukuritë e saj natyore, përgëzoi kryetarin për mikpritjen dhe punën e tij të deritanishme.

Mes tjerash në takim u diskutua shumë për shpekulimet e shumta nëpër media dhe portale për djegien e kallamit , uzurpimin e plazheve dhe ndërtimeve joligjore. Kryetari Merko edhe njëherë u shpreh se në Strugë nuk ka ndërtime joligjore në bregun e liqenit të Ohrit dhe se nuk do të ketë kurrë të tilla.

Ambasadori Timonie u shpreh se ishe i bindur në punën e kryetarit Merko dhe se shpresonte se do të bashkëpunonin në të ardhmen në sferën e turizmit dhe arsimit, meqënëse të dy palet kishin interese të përbashkëta.

Sa i përket fushës së arsimit ambasadori tha se veçse bashkëpunonin me Komunën e Ohrit dhe Manastirit dhe tha se nuk guxonin të ishin të padrejtë ndaj Strugës sa u përket bashkëpunimeve.

“Ju jeni kryetari më bindës që kam takuar deri më tani” tha Timonie duke e përgëzuar për punën që ka bërë dhe duke u shprehur se deklarata e shumëpërfolur nëpër media ishte thjesht një keqinterpretim dhe manipulim i fjalëve të ambasadorit.

“Ne jemi me Strugën “ vazhdoi ambasadori Timonie dhe se së shpejti do të vizitonte përsëri Strugën dhe kryetarin e Komunës së Strugës.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments