Një foshnje 16 muajshe ka humbur jetën rrugës për në spital.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 21. 30 në shërbimin Pediatrik në QSUT.
Mjekët e urgjencës së QSUT tentuan menjëherë oksigjenimin dhe frymëmarrjen artificiale por pa mundur ta rikthejnë në jetë.
Shkaku i vdekjes së fëmijës mësohet të jetë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një kokërr qershie.