Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa si u shmang përplasja e dy aeroplanëve me udhëtarë në hapësirën...

Ja si u shmang përplasja e dy aeroplanëve me udhëtarë në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut (mësoni detajet)

Dy aeroplan kanë shpëtuar për qime floku që të përplasen në qiellin e Maqedonisë më tetë maj për shkak të moskontrollit të organeve kompetente dhe Agjencionit të fluturimeve që nuk kishte arritur të kordinojë e për pak është parandaluar tragjedia më e madhe që mund të ndodh në historinë e aviacionit civil shkruan kështu Lideri ekonomik transmeton Zhurnal.mk

Edhe pse ky skandal po fshihet nga organet kompetente kontrollorët kujdestar duke dhënë instrukcione të gabuara kanë sjellë që dy aeroplan me udhëtarë të gabojnë linjën e udhëtimit, por falë intervenimit dhe gjindshmërisë së madhe të pilotëve është tejkaluar një tragjedi e jashtëzakonshme.

Në këtë incident të involvuar kanë qenë dy aeroplan edhe atë:

Aeroplani i parë i linjës Atlanta – Stamboll i kompanicë Turkish Airlines tip Airbas A330-200 me regjistrim TS-JND regjistruar në Turqi që bart 335 udhëtarë dhe,

Aeroplani i linjës Telaviv – Amsterdam i kompanisë Transavia TRA5800 tip Boing737-7K2 me regjistrim OH-XRD në Holandë që bart 149 udhëtarë.

Aeroplani i Turkish Airlines kishte fluturar sigurtë 9000km nga Atlanta drejtë Stambollit por në vetëm 500km linjë ajrore deri në Stamboll mbi liqenin e Dojranit për qime floku kishte shpëtuar përplasjen me një aeroplan tjetër.

Ashtu si shkruan Lider, më parë 7 deri në 8 minuta para incidentit aeroplani i Turkish Airlines përmes Kacanikut kishte hyrë në hapësirën e Maqedonisë dhe kishte kërkuar leje nga kontrolli i fluturimit, ishte locuar dhe me ndihmën e sistemit të radarëve ishte udhëzuar nga të lëvizë. Kur ai ishte afruar në Dojran, tek kontrolli i fluturimeve ishte lajmëruar edhe aeroplani i Transavia që duhej të kalonte pikërisht mbi Dojran të të njejtën linjë ajrore, dhe ky njejtë nga kontrollori i njejtë kishte marrë leje për fluturim mirëpo me kërkesë të pilotit për të fluturuar në nivel më të lartë ajrorë.

Kontrollori sipas asaj që shkruan Lider, duke mos analizuar gjendjen e hapësirës ajrore ka dhënë leje duke vënë në rrezik të dy aeroplanët të cilët kanë lëvizur thuajse në të njejtën hapësirë dhe të njejtin nivel dhe shumë afër njëri tjetrit me shpejtësi 750-950km në orë në drejtim direkt për përplasje. Ekspertët thonë se disa rregulla të rëndësishme në nivel botërorë të cilat lejohen në komunikacion ajrorë ku dy aeroplan mund të lëvizin afër njëri tjetrit janë shkelur dhe se nuk dihet cfarë ka bërë kontrolli i fluturimeve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!