Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPo iki nga Maqedonia e Veriut për në Gjermani, çfarë të bëj...

Po iki nga Maqedonia e Veriut për në Gjermani, çfarë të bëj me 200 euro që kam punuar në komunë! (VIDEO)

Ora 9 e mëngjesit në stacionin e autobusëve në Gostivar.

Përqafime dhe lot.

Vëlla me vëlla po ndahen, e kur do të takohen serish asnjëri nuk e di.

Valixhet i kanë bërë gati për tu nisur drejt Gjermanisë, ose në ndonjë shtet tjetër të Evropës, nuk ka rëndësi, ku të gjejnë punë.

Familjarët vështirë po i përballojnë ndarjet me më të dashurit e tyre.

Të gjithë bëjnë me dorë dhe përshëndesin njeri-tjetrin.

Ky është autobusi i linjës së rregullt Ohër-Hamburg. Vetëm për këtë autobus janë shitur 44 bileta.

Pasi u rehatuan nëpër vendet e tyre, autobusi u nisë drejtë rrugës së gurbetit.

“Në Maqedoni kam punuar në Komunën e Butelit, por shumë rroga e vogël, për 12.000 denarë shumë është e vogël. Jam detyruar të marr rrugën e kurbetit. Kam qenë në Zvicër në vitin 1998, është hera e dytë që po shkoj por këtë herë në Gjermani, pak e di gjuhën gjermane”

Sunaji dhe Hajrushi, nuk njihen mes veti, por i bashkoi rruga e gurbetit. Ata thonë se po largohen me shpresën se jetët e tyre do të ndryshojnë për të mirë. Por e kanë vështirë ta lënë vendlindjen e tyre.

“Për në Gjermani në Berlin. Kam qenë edhe më herët, qëndrova 2 muaj. Erdha këtu për 10 ditë prapë po iki. Më herët kam punuar ndërtimtari si këtu edhe atje. Kam banesë, njerëzit, shoqërinë dhe familjen. Jam duke shkuar për një jetë më të mirë. Këtu pak më vështirë”, u shpreh Sunaj Tahiri, nga Shkupi.

“Në Gjermani në Berlin po shkoj. Kam familje atje. Është hera e pestë që shkoj. Jam nga Shkupi. Këtu kam punuar por është shumë dobët këtu nuk mjafton për këtë jetë duhet më shumë për atë dua të shkoj”, theksoi Hajrush Kamberi, nga Shkupi.

Autobusët çdo ditë po bartin njerëz nga Maqedonia e veriut për në shtet evropiane. Nëse vazhdohet kështu, vallë sa banorë do të mbesin në vend.

Edhe agjenci tjera turistike thonë se numri i shitjeve të biletave njëdrejtimëshe është shtuar.

Qytetarët po braktisin vendin për një jetë më të mirë, por se çfarë i pret atje do të mësoni në storjen e radhës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!