PER TA INFORMUAR OPINIONIN,DHE PER TA INFORMUAR TE KEQINFORMUARIN!
Dje ne date 27 (Qershor)2019 ne seancen e 25 te rregullt te keshillit te Komunes se Struges para drejtorit te ndermarjes Proakva z.Jeton Shaqiri paraqita dy problematika te cilet jane te nevojshme njeherit dhe shqetsuese per banoret:
Problematika e Pare:Me drejtorin e nderuar jo me large se gjashte muaj te dy bashkerishte kemi analizuar rezultatet e analizave te ujit qe pijne qytetaret e Struges te bera nga ana e Qendres per Shendet Publik sipas te cilave gjithmone raportohet ne leter se uji nga ana e Proakves jo vetem qe i ploteson te gjitha parametrat sic jane:fizik,kimik,mikrobiologjik,pH,etj.,por jane ideale (paramendo pH=7.2 (perqendrimi i joneve te hidrogjenit) as uji i blere ne barnatore nuk e ka pH kaq ideal).Nga ana tjeter gjithmone bashkerishte kemi konstatuar se kemi rrjete te vjetera te ujesjellsit te cilat jane mveshur me nje shtrese algash (qe paraqesin kulture te mire bakterjesh), nga material i azbestit (material kancerogjen sipas Organizates Boterore te Shendetesis),gjithmone kur kemi rreshje te shiut kemi uje me ngjyre,dhe me shije (Helicobacter bacter pylori nje nder semundjet me te perhapura gastrike ne qytetin tone),kurse drejtori i nderuar akoma vazhdon dhe thirret ne ato ”rezulate” te Qendres Per Shendet Publik ,kur dhe vete e dine, te vetmin proces qe kryen ndermarrja eshte dezinfektimi (klorimi)i ujit,dhe ne shumicen e kohes uji i Proakves nuk i ploteson kushtet elementare per pije sic jane parametrat fizik (ngjyra,shija,era,pranija e makrogrimcave qe shikohen dhe me sy).
Absolutisht nuk themi qe faji qendrone te drejtor per rrjetin e vjeter te ujesjellesit,por ne keqinformimin e drejtorit nga ana e Qendres per Shendet Publik,dhe per kete i bera pyetje drejtorit:A beson ne rezultatet e analizave te Qendres per Shendet Publik?
Problematika e Dyte:Nje problematik aktuale dhe shqetsuese per shoferet e zones nga gravitoj dhe une,zones se Ladorishtit paraqet rruga kryesore (sidomos aty ku kemi prerje horizontale te rruges)ku jane hapur mjafte gropa si rezultat i dhijetra kycjeve te reja te banoreve ne rrjetin e kanalizimit dhe instalimit te gypit te ujesjellsit.Per kete arsye kerkova qe nga drejtori i ndermarrjes te behet sanimi me pllaka te betonit aty ku ka nderhyrje nga kjo ndermarrje,per te cilen dhe eshte e obliguar me vendim keshilli dhe sadopak te mundesohet levizje e lehtesuar shofereve qe qarkullojn ne kete rruge.
Me sa posedoj informata i nderuar drejtor ne nuk kemi sjell ndonje projekt qe Agjensioni per Zhvillim te bej kyqjen e objekteve private ne rrjetin e kanalizimit,por nje gje te tille ben ndermarja Proakva me pages paraprake te personit qe do te kycet ne ate rrjete,kurse projektin nga ana komunes ne bashkpunim me Agjensionin per Zhvillim e kemi mbeshtet dhe e kemi pershendet.
p.s Drejtor i nderuar gjithmone kur keni bere pune te mira te kemi pershendet dhe te kemi komplimentuar,por edhe sygjerimet merri si komplimente dhe pa u ofenduar dhe pa na ofenduar!
Me respekt
Ermis Kala
Keshilltar ne Komunen e Struges