Ermis Kala sot në seancën e radhës të Këshillit të Komunës iu drejtua Jeton Shaqirit, drejtorit të Proaquas se pse kjo ndërmarrje nuk sanon gropat e hapura në fshatin Ladorisht pas punimeve të kësaj ndërmarrje prej një viti,informon Struga Ekspres.
“Për më shume se një vit,për të cilat me vendim këshilli jeni obliguar ti sanoni gropat, bile ju kemi ndarë dhe buxhet ne deri kur të ndodhë në riasfaltimin e radhês,Eshte shqetesuese per shoferët,u shpreh Ermis Kala, këshilltar i Alencês.
Jeton Shaqiri i pranishëm në sallën e Këshillit Kuvendor duke ju përgjigjur këshilltarit tê Aleancës së Strugës se Ladorisht do të sanohen gropat tërësisht.
Edhe këshilltari Berat Kolonja i kujtoi drejtorit Jeton Shaqiri premtimin për riasfaltimin e rrugës kryesore të fshatit pas ndërhyrjeve për shtrimin e tubacionit të ri ,rrugë e cila është në gjendje të mjerueshme.
(Struga Ekspres)