Tuesday, June 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSot votohet për ministrat e rinj, ja kush do të jenë

Sot votohet për ministrat e rinj, ja kush do të jenë

Me shumicën e votave pas një debati dhjetë orësh, Kuvendi shkarkoi dje ministrat e financave dhe vetëqeverisjes lokale, Dragan Tevdovski dhe Suhejl Fazliun dhe ministrin pa resor përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes Ohrit Hazbi Lika.

Gjatë seancës, deputetët konstatuan dorëheqjet e ministrave të bujqësisë dhe kulturës, Ljupço Nikolovski dhe Asaf Ademi, si dhe të ministrit të mjedisit Sadulla Duraku dhe ministri pa resor Zoran Sapuriq.
Në agjendën e vazhdimit të seancës së planifikuar për sot është emërimi i ministrave të rinj. Deputetët do të duhet të votojnë për zgjedhjen e Trajan Dimkovskit si ministër të ri të bujqësisë, Naser Nuredinit për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Hysni Ismaili për Kulturë, Goran Milevski për Vetëqeverisjen Lokale, Sadulla Duraku për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet në mes Bashkësive.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments