Pas avokatit strugan Besnik Asani edhe Naser Raufi nga Shkupi do të jetë avokat mbrojtës i Sheqerim Ahmetit i njohur si El Cheka, që publikoi përgjimet që kanë të bëjnë me kreun e BDI-së.
Në faqen e El Cheka është bërë njoftimi se avokati Raufi do ti bashkohet ekipit për mbrojtjen ligjore të kërçovarit që nga Amerika ka tronditur kreun e BDI-së.
Avokati Asani dje deklaroi se padia e ngritur ndaj El Chekës është e pabazë, prandaj ofron mbrojtje falas për të para organeve gjyqësore. Prokuroria maqedonase poashtu rikujton që çdo publikim i bisedave të përgjuara në mënyrë ilegale paraqet vepër penale për të cilën parashihet dënim nga 1 deri 5 vote burg. (INA)