Kryetari dhe deputeti i RDK-së Vesel Memedi deponoi dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit dhe deputetit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Ai përmes një letre zyrtare ka informuar kryeparlamentarin Talat Xhaferin lidhur me dorëheqjen, ndërsa më parë në një konferencë me gazetarët ka sqaruar arsyet e braktisjes së koalicionit qeveritar.
Ai këtë e ka bërë të ditur edhe përmes një postimi në facebook:
Të nderuar miq,
Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deponova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Nënkryetarit të Kuvendit, si dhe deponova mandatin e deputetit të marrë nga populli, dhe ia ktheva serish popullit. Ishte nder që ju përfaqësova Juve në Kuvendin e vendit.
Zoti ju nderoft Juve dhe familjet e Juaja.