Një grua 27 vjeçare nga fshati Raça i Ohrir, vdiq pardje në një klinikë në Shkup, raporton portali lokal maqedonas Ohrid24, informon Struga Ekspres
Sipas të njëjtit burim, gruaja disa ditë më parë lindi në repartin gjinekologjik në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit dhe solli një fëmijë të shëndetshëm.
Pas lindjes, gruaja u mbajt në repart.
Ditën kur gruaja duhej të lëshohej për në shtepi, pasi u çua nga shtrati, gjendja u përkeqësua pas së cilës ajo u transferua menjëherë në klinikën e Shkupit.
Atje mjekët konstatuan vdekjen, dhe arsyeja për këtë ishte sëmundja vdekjeprurêse sepsa.
(Struga Ekspres)