BIJË E SHQIPES
(Kushtuar xhudistes Majlinda Këlmendit*)
Vajzë pejane, moj, kapedane,
Pive në gjirin e asaj zane.
Zanës së Malit Këlmend,
Tërë bota për ty bën kuvend.
Bijë e shqipes zemër gur,
Ngrite lart këtë flamur.
Si në kohën e Skënderbeut,
I dhe lavdinë Mëmëdheut!
Të artën more, dole kampione,
Mahnite dhe të tuat gjitone!
S’ mbeti shqiptar që s’i doli loti,
Bëre atë që bëri Skënderbeu qëmoti.
Shqipe e maleve kreshnike,
Bijë e trojeve tona besnike.
Nora e dytë, e këtij vendi,
Kampione bote Majlinda Këlmendi.
I dhe nam Kosovës martire ti,
Që në shekuj ëndërroi liri.
Dole e para, moj, zanë mali,
Sa hije të ka, medalja prej ari.
*Shkruar në momentin e fitores.