Dy fëmijë kanë ndërruar jetë dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar kur një kamion ka goditur turmën e njerëzve derisa pushonin në një parking përreth autostradës në Kroaci.
Sipas mediave lokale tragjedia ka ndodhur në ora 09:30 minuta, ndërsa jo zyrtarisht spekulohen për dy variante të aksidentit, e para kinse kamionit i janë prishur frenat dhe e dyta kinse i është bllokuar tempomati.
Nuk përjashtohet mundësia që të numri i viktimave të ritet pasi që raportohet se një vajzë 20 vjeçe gjendet në reanimim në një spital të Nova Gradishka.