Valon Bela, ish drejtor ekonomik në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojë edhe katër kallëzime penale për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga ana e drejtoreshës V.J pranë Klinikës universitare.
“Beteja vazhdon. Nesër në Prokurorinë Themelore (ora12) do të dorëzojmë edhe 4 kallëzime penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e drejtoreshës mjekësore V. J. pranë klinikës universitare për gjinekologji dhe obstetrikë. S’keni parë gjë akoma”, ka shkruar në një postim të tijin në Fejsbuk, Valon Bela.