Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShqiptari nga Maqedonia e Veriut që vrau gruan e tij, dënohet me...

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut që vrau gruan e tij, dënohet me burg të përjetshëm, ja cili është! (FOTO)

Në St. Pölten të Asutrisë, sot ka përfunduar procesi gjyqësor kundër Xhemajl M. (37): Shtetasi i Maqedonisë së Veriut e kishte pritë bashkëshorten e tij në një vendparkim në Tulln, duke dashur të bisedojë dhe më pas e theri 14 herë.

Nën interesin e madh të mediave, Xhemajl M. të mërkurën hyri në Gjykatën Penale në St. Pölten. Më 21 janar 2019, verimaqedonasi kishte debatuar me bashkëshorten e tij Zemire K. (32) në një vendparkim të një supermarketi dhe më pas e kishte goditur me thikë, shkruajnë mediat austriake, njofton Shtegu.com.
Pas ndarjes nga Zemirja, bashkëshorti kishte vuajtur shumë, veçanërisht pasi atij nuk i lejohej të shihte fëmijët e tij (6- dhe 10-vjeçar).

Që në vitin 2017, verimaqedonasi ishte dënuar me gjashtë muaj burgim të kushtëzuar për vazhdimin e përdorimit të dhunës kundër bashkëshortes së tij. Gruaja kishte ikur në qendër strehimi për gra.

Kur 32-vjeçarja e kërcënoi se nuk do t`i shihte më asnjëherë fëmijët, më 20 janar ai e kishte përgatitur planin: Një debat i suksesshëm ose Zemire K. do të duhej të vdiste.

Të hënën, më 21 janar, ai bleu armën e krimit, një kamë Smith & ëesson, e priti bashkëshorten e tij në vendparkim dhe e detyroi për një debat. Por, gruaja vazhdoi të ecë në drejtim të veturës, që ishte dënimi i saj me vdekje. Edhe më tej me faturën e tij të armës së blerë në xhepin e tij të pantallonave, verimaqedonasi e goditi përsëri dhe përsëri. Menjëherë pas kësaj, 36-vjeçari u arrestua, ai nuk bëri asnjë rezistencë, që nga fillimi e pranoi fajin.

Në gjykatë, avokati ëolfgang Blaschitz iu referua rrëfimit të gjerë të të akuzuarit. “Si avokat, unë kam parë shumë rrallë një kriminel ‘të ndershëm’, i cili pa hezitim i vendos kartat mbi tavolinë. Por, prokurori kërkoi një dënim të përjetshëm. “Këtij personi i vjen keq për shkak të fëmijëve”, ëhstë munduar të argumentojë avokati i tij.

Juria e pasoi prokurorin. Ishte vrasje. Vendimi: Burgim i përjetshëm (jo fuqiplotë). Avokati ëolfgang Blaschitz u ankua, duke kërkuar një dënim më të vogël. Verdikti: Efektet e aktit pavarësisht vrasjes dhe pasojat për të dy fëmijët e mitur.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!