Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për gazetën belge ‘Le Soar’ edhe një herë u ka bërë thirrje vendet e BE-së, të marrin përgjegjësi dhe të japin datë për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.
Zaev ka thënë se në rast se nuk jepet datë për fillimin e bisedimeve do të akuzohet se ka gënjyer deputet se votimi i Marrëveshjes së Prespës donë të thotë hapje të dyerve të BE-së.
“Thanë se nëse e ndryshojmë emrin, nëse kemi marrëdhënie të mira me Greqinë, Bullgarinë, nëse bëhen reformat, Evropa do t’i plotësoj premtimet. Nëse kjo nuk do të ndodh, atëherë është normale të merret përgjegjësi, nuk do të pres që opozita ose Kuvendi të bëj diçka, do të ndërmarr përgjegjësi dhe do të kthej mandatin tim”, ka thënë Zaev në intervistë për ‘Le Soar’.
Zaev i pyetur nëse me të vërtet mund të merr Cmimin Nobel për Paqe së bashku me kryeministrin grek Aleksis Cipras, kryeministri ka deklaruar se do të kishte ndërruar dy Cmime Nobel për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve.