Gjuha shqipe edhe në Probishtip, “çmenden” portalet nacionaliste maqedonase!?

0
22

Tabela e njësisë komunale të Ministrisë së Punës dhe Politikes sociale në Probishtip do të vendoset edhe në gjuhën shqipe, paralajmërojnë disa portale maqedonase opozitare.
Ato kane publikuar edhe fotografinë e tabelës ku figuron edhe gjuha shqipe.

“Në Probishtip nuk ka asnjë shqiptar, kurse tabelat do të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Ky është rezultati i Platformës së Tiranës”, kanë komentuar nacionalistët maqedonas.