Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMbi 73 mijë e 500 fëmijë do të marrin para në Maqedoninë...

Mbi 73 mijë e 500 fëmijë do të marrin para në Maqedoninë e Veriut

Prej sot fillon realizimi i masave nga reforma e re sociale tërësisht ta transformojë sistemin e mbrojtjes sociale dhe nxjerrjen e përhershme nga varfëria.

Familjet me tre anëtarë me të ardhura deri 11.400 denarë, familjet me katër anëtarë me të ardhura deri 13.800 denarë dhe familjet me pesë anëtarë me të ardhura deri 15.000 denarë prej sot të paraqiten në qendrat lokale për punë sociale, që të mund t’i marrin kompensimet me pagesën gjatë muajit të ardhshëm.

Një prej risive që sjell kjo reformë është ajo se e zgjeron qasjen e kompensimit për fëmijë dhe arsim për 20 herë më shumë fëmijë. Përveç familjeve që marrin asistencë sociale, informojnë, të drejtë për këto kompensim do të kenë edhe kategoritë tjera të familjeve.

Në vend të përfshirjes së deritanishme të 3.200 fëmijë, tani kompensimin për fëmijë do ta shfrytëzojnë 73.500 fëmijë, ndërsa qasje në kompensimin për arsim prej tani do të kenë 64.136, në vend 3.800 fëmijëve deri tani.

Për herë të parë, shfrytëzuesit e Ndihmës së garantuar minimale, do të marrin edhe kompensim për fëmijë dhe kompensim për arsimin e mesëm.

Vendoset edhe masa kompensim i përhershëm. Prindërit që janë kujdesur për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe nuk kanë të drejtë pensioni në bazë tjetër, mund të fitojnë kompensim të përhershëm në lartësi prej 8.000 denarë në muaj.
I inkurajojmë të gjithë qytetarët, të cilët i plotësojnë kushtet, të paraqiten në qendrat lokale për punë sociale që në kohë t’i realizojnë të drejtat.
Qendra për komunikime me opinionin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!