Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiHashim Thaçi: Struga, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova, kurrë nuk kanë qenë më...

Hashim Thaçi: Struga, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova, kurrë nuk kanë qenë më afër (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që në ditën e inaugurimit të autostradës “Arbën Xhaferi”, të mundohet t’i marrë meritat për të, duke publikuar një video speciale përmbledhëse të kohës sa kanë zgjatur punimet.

Thaçi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se autostrada që u nis në vitin 2014 prej sot është e hapur për të gjithë.

“Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë. Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Struga kurrë nuk kanë qenë më afër. Ne kurrë nuk kemi qenë më të bashkuar. Autostrada “Arbën Xhaferi”, të cilën e nisëm në 2014-ën, prej sot e hapur për të gjithë!”, ka shkruar presidenti, i cili atë vit kur autostrada nisi kishte qenë në postin e kryeministrit.

Edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, dje ka shkruar se autostrada është ide dhe vizion i PDK-së.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1536412726489693/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments