Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniÇedomir Jovanoviq: Serbisë me Kosovën i duhet paqja, jo territori i saj

Çedomir Jovanoviq: Serbisë me Kosovën i duhet paqja, jo territori i saj

Lideri i Partisë Liberal-Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviq, i tha sot presidentit të Serbisë në Parlamentin e këtij vendi se për zgjidhjen e problemit të Kosovës “duhet të jetë ndryshe nga që ishin të tjerët, krahas të gjitha kufizimeve dhe të gjitha gabimeve”, meqë na duhet paqja dhe jo territori (i saj), raporton “Danas”, transmeton Koha.net.

Ne nuk kemi më kohë, duhet të vazhdoni negociatat”, tha Jovanoviq në seancën e Kuvendit të Serbisë, kushtuar Kosovës, dhe konstatoi se Vuçiq, si president në përpjekjet e tij për gjetjen e zgjidhjes për Kosovën “është plotësisht i vetëm për vetëm”.

të dëshiroja që në kishë të mund të gjeni diçka që do të sillte paqe në mesin e popullit tonë të tërbuar, por nuk ka të tillë. Do të doja këtë ta gjeni në Akademi (të Shkencave), ku ka njerëz të guximshëm, por as atje nuk do ta gjeni”, ka thënë ai.

Jovanoviq ka shtuar se do të dëshironte dhe do t’i pëlqente që ai të mund të arrijë zgjidhje për Kosovën në vend të Vuçiqit.

“Ju lutem, më thoni çfarë të bëj në mënyrë që populli ynë dhe fëmijët tanë të gjejnë paqen e lumturinë. Ne në Kosovë mund të fitojmë atë që kurrë nuk e kemi pasur – paqen me shqiptarët, por para kësaj duhet të gjejmë paqen me vetë neve”, ka thënë Jovanoviq.

Sipas mendimit të Jovanoviqit, shtatë vjetët e fundit janë kohë e humbur në të cilën serbët kanë mundur “së paku të përpiqen të bëhen popull dinjitoz”. Ai këtë e ka ilustruar me pritjen që përfaqësuesit e DVER-it i organizuan Vuçiqit dhe konstatoi se presidenti “hyri në Kuvendin e Serbisë, ashtu si të ishte në Kuvendin e Kosovës”, me fyerje, tha Jovanoviq.

“Ne vetëm ua thyejmë qafën të tjerëve, kafshohemi, caktojmë mitingje për t’i mallkuar ata që nuk janë me ne”, është shprehur ai, transmeton Koha.net.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!