Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiSamuel Zhbogar viziton Gjimnazin "Dr Ibrahim Temo" në Strugë! (FOTO)

Samuel Zhbogar viziton Gjimnazin “Dr Ibrahim Temo” në Strugë! (FOTO)

Dje më 27.05.2019  Gjimnazi “Dr Ibrahim Temo” – Strugë përfaqësuar nga Drejtoresha e shkollës Znj. Besime Jonuzi bashkë me stafin e saj udhëheqës të shkollës pritën Delegacionin e Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga vetë Ambasadori Zotëria e tij  Samuel Žbogar.  NJë takim në kuadër të fushatës mbi muajin e Europës meqë  9 Maji është Dita e Europës.

Kjo fushatë sensibilizon të rinjtë mbi vizionin e tyre për Europën. Pas mbërritjes së Autobuzit të Europës me nxënës nga Shkupi dhe me delegacionin e përfaqësues të saj u bë  takimi i Ambasadorit Žbogar me Drejtoreshën e Shkollës dhe stafin udhëheqës  ku këtij takimi ju bashkangjit edhe Kryetari i Komunës së Strugës Z. Ramiz Merko dhe Shefi i Kabinetit Z. Dashmir Nasufi. Biseda ishte e frytshme dhe u panë mundesitë dhe u shkëmbyen mendime në lidhje me të ardhmen e të rinjve, problematikave të ndryshme, integrimin europian të këtyre të rinjve duke e parë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. Më pas në auditoret e shkollës patëm një puntori nga Nicola Bertolini.

Në agjendë gjithashtu ishte dhe debati me nxenesit e shkollës tonë nga të tre etnite ( shqiptarë, maqedonas dhe turq) bashkë me Z. Žbogar  pyetje – përgjigje- diskutime me temë :  “Vizioni i të rinjve për BE-në”.

Pas debatit Karvani i Europës udhëtoi rreth Strugës për ti njohur fëmijët e Shkupit me bukuritë e këtij qyteti. Pati gjithashtu aktivitete me biçikleta në sallën e sportit te Gjimnazit ”Dr Ibrahim Temo” ndërkohë që në hyrje të shkollës organizohej fushata sensibilizuese për një ambient të pastër me moton: ”Pastërti njësoj si në shtëpi”.

Përgatiti : Albana Zhuta

Profesore e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Profesore e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!