Komuna e Strugës pas reagimit të qytetarëve nisi me procesin e riparimit të ulësve të vjetra dhe vendosjen e ulësve të reja.
Çdo herë kujdesemi që qytetarëve t’ju krijojmë kushte për tu relaksuar dhe për të pushuar. Andaj kërkojm nga qytetarët të vetëdijsohen dhe mos i dëmtojnë të njëjtat.
Apelojmë edhe njëherë deri tek të gjithë qytetarët që të ruajnë pajisjet urbane që janë në shërbim të të gjithëve.
Punët e mira bëhen kur të gjithë punojmë bashkë! Andaj, të denoncohen dëmtuesit eventual të pajisjeve urbane në faqen zyrtare të Komunës së Strugës, në rrjetin social Facebook dhe përmes e-mailit të komunës: info@struga.gov.mk
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës