Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQë nga dita e mërkurë mund ti dorëzoni dokumentet për pensionin social...

Që nga dita e mërkurë mund ti dorëzoni dokumentet për pensionin social dhe ndihmën sociale prej 12 mijë denarë

Personat që deri tani kanë pranuar ndihma sociale, familjet e rrezikuara sociale, familjet me fëmijë të cilët marrin vetëm një rrogë minimale, prindër të papunësuar që përkujdesen për fëmijë me pengesa, persona që janë mbi 65 vjeç dhe që nuk kanë realizuar të drejtën e pensionit të pleqërisë përshkak se nuk kanë stazh të mjaftueshëm, përfshirë edhe ata që nuk kanë asnjë ditë stazh, nga dita e mërkurë do të paraqiten në qendrat përgjegjëse për punë sociale që të mund të marrin kompensimet e reja të parashikuara sipas Ligjeve të reja.

Ministrja Milla Carovska tha se mbi 30 mijë familje me këto ndryshime u ndihmohet të dalin nga varfëria.

Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës sociale

“Po avancojmë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre dhe punojmë në uljen e varfërisë tek fëmijët me shpërndarje të barabartë të mjeteve. Me këtë reformë tërësisht po ndryshojmë shoqërinë, garantojmë jetë më dinjitoze për më të prekurit dhe aktivizim në tregun e punës për ata që mund të punojnë. Qëllimi jonë final është çdonjëri të gjej punë ngase vetëm me punë dilet nga varfëria”

Ministrja theksoi se me reformën sociale një familje katër antarëshe me dy fëmijë në shkollë në muaj do të marrin kompensim prej 10.600 denarë.

Milla Carovska, ministre e Punës dhe politikës Sociale

Me reformën sociale, gjegjësisht ligjin për mbrojtje të fëmijëve të drejtën për shfrytëzim të shtesës për fëmijë dhe shkollim e kemi zgjeruar edhe për familjet me të ardhura minimale mujore. Me këtë për 20 herë rritet numri i fëmijëve të cilët mund të pranojnë këto kompensime. Me reformën për herë të parë në shtet rreth 6000 persona që nuk kanë pasur të drejtë të pensionit do të marrin nga 6000 denarë”

Me ndryshimet e reja, shtesën për fëmijën e tretë do ta marrin vetëm ato familje që kanë të ardhura minimale, gjegjësisht 12.000 denarë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!