Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZiadin Sela kërkon zgjedhje të parakohshme

Ziadin Sela kërkon zgjedhje të parakohshme

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se vendi i duhet zgjedhje të parakohshme, pasi vetëm përmes procesit zgjedhor mund të ndryshohen gjërat dhe të lëvizin kah drejtimi i duhur. Sela vlerëson se të gjitha argumentet se tani nuk është koha për shkak se pritet datë për Bashkimin Evropian, janë argimente që kanë për qëllim që ta mbajnë shoqërinë në status-quo. Në këtë intervistë, Sela po ashtu ka bërë të ditur se, do të koalicionte me atë subjekt politik i cili do të pranonte platformën dhe programin e partisë së tij.

Zijadin Sela, ASh

“Nëse marrim parasysh faktin se njëra ndër çështjet më të rëndësishme për Bashkimin Evropian janë reformat në sistemin gjyqësor, PSP e kështu me rradhë, atëherë të konkludojmë se arsyeja që ndoshta nuk do të marrim datë është fakti që BDI është në koalicion me LSDM-në dhe ai është faktori i cili pamundëson të ndodhin reformat e vërteta në aspektin juridik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dhe duke pasur parasysh që zgjedhjet përfundimisht do ta kthejnë demokracinë në shoqërinë shqiptare dhe BDI do të shkoj në opozitë, mendoj se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të përshpejtojnë anëtarësimin në e Maqedonisë së Veriut në BE”.

I pyetur se a do të ktheheshin sërish në pushtet, nëse ka reformatim të Qeverisë, Sela është përgjigjur se partia e tij është konzistente dhe i mendojnë mirë vendimet e tyre dhe se do të ktheheshin në Qeverim vetëm pas marrjes së legjitimitetit në zgjedhje parlamentare.

Zijadin Sela, ASh

“Nëse nuk do të ishte Aleanca për Shqiptarët ai faktor i cili do t’i ndryshonte punët politike gjatë vitit 2017-të, sot nuk do të kishim as NATO, as datë për negociata. Dhe çfarë fituam, si na e kthyen? Sjellje plotësisht jokorekte nga ana e kryeministrit pas zgjedhjeve lokale të 2017-tës. A do përfshiheshim tani ne përsëri në një aventurë të tillë? Jo. Aleanca për Shqiptarët do të jetë pjesë e pushtetit kur do të fitoj në zgjedhjet parlamentare. Tani nuk shohim arsye që të kthehemi dhe të jemi pjesë e atij pushteti. Do të ktheheshim vetëm përmes procesit zgjedhor dhe përmes marrjes së legjitimitetit”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!