Wednesday, May 14, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMenduh Thaçi: Në zgjedhjet presidenciale PDSH-ja tregoi fuqinë e saj

Menduh Thaçi: Në zgjedhjet presidenciale PDSH-ja tregoi fuqinë e saj

“Në zgjedhjet presidenciale PDSH-ja tregoi fuqinë e saj, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të jenë sfidë për unitetin tonë ndërpartiak”, porositi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në iftarin e organizuar mbrëmë në Tetovë me anëtarësinë partiake. Sipas tij, anëtarësimi i vendit në NATO është suksesi ynë si parti politike dhe se deri në fund të vitit do të realizohet ky projekt i yni.
“Projekti i PDSH-së deri në fund të vitit do të finalizohet dhe Maqedonia do të jetë anëtare e plotë në NATO. Detyra e e të gjithëve neve dhe të gjithë shqiptarëve është që ta strukturojmë, forcojmë dhe të bashkojmë PDSH-në me elementë të caktuar që ishin ndarë. Në zgjedhjet parlamentare të dalim më të fuqishëm”, theksoi Thaçi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments