Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPlatforma Rinore Shqiptare kundërshton ashpër paradën e LGBT-së që do të mbahet...

Platforma Rinore Shqiptare kundërshton ashpër paradën e LGBT-së që do të mbahet në Shkup

Platforma Rinore Shqiptare kundërshton ashpër mbajtjen e paradês së LGBT-së në qendër të Shkupit më 29 qershor,duke i quajtur tê sëmurë psiqik dhe se duhet të kurohen këta persona.

PRSH thotë se duhet të mbrohet institucioni “FAMILJE”,shkruan Struga Ekspres.

“Demokracia vlerësohet nga shumë njerëz si një vlerë universale dhe konsiderohet si sistemi më i mirë i mundshëm për të organizuar preferencat e qytetarëve. Megjithatë, njëkohësisht, ka shqetësime të mëdha në lidhje me pakënaqësinë në dukje të publikut mbi mënyrën se si funksionon aktualisht demokracia në shumicën e vendeve. Demokracitë evropiane po përballen me sfida serioze, të cilat mund të bjerrin besimin e qytetarëve në kapacitetin e demokracisë për të zgjidhur probleme të rëndësishme. Një nga sfidat e mëdha është globalizimi dhe humbja e vlerave etike dhe morale.

Problemet shoqërore në demokraci por edhe më herët kanë pasur një histori goxha të lashtë, por nuk ka numër të pafund të njerëzve që merren me to, ashtu siç kërkohet në ambiente e mbushura me analfabet funksional.

Zhvillimi shoqëror në shtetin sekular në dekadat e fundit , është përcjellur me një rrënim psikologjik të njeriut e në përgjithësi të gjeneratave të reja përkatësisht ,rinia . Motoja e kohës bashkëkohore : Kërkesa për dëshira të reja , i shkakton njeriut për çdo dëshire të paplotesuar një dhembje për realizimin e së cilës shpeshherë,qëllimi i justifikon mjetet.
Kemi një rritje të shpejtë të kriminalitetit , korrupsionit , mashtrimeve e vjedhjeve , rritjen e pandalshme te alkoolizmit , perdorimin e lëndëve narkotike e të imoralitetit që çojnë në lindjen e sëmundjeve të reja masive dhe të pashërueshme.As shkenca e as teknika nuk mund të ndalin pasojat aq të dëmshme që jane pjellë e imagjinatës njerezore për të fituar me çdo kusht lumturinë e kësaj bote.
I vetmi mjekim është edukimi moral i religjonit nëpërmjet familjes , që mund të arrije të vendosi një ekuiliber shoqëror.

Republika e Maqedonisë së Veriut si shtet demokratik,ka nevojë për ngritjen e vetëdijes intelektule me synime dhe ide për përaparimin dhe zhvillimin e vendit drejt Europës së bashkuar dhe Natos.Padyshim që ardhmëria e maqedonasve,shqiptarëve,romëve,turqëve dhe etnive të tjera përmbrenda kufijve u nevojitet një garancë,një gjeneratë e shëndosh me vlera edukative,arsimore dhe me virtyte morale të larta.
Për të ngritur vlerat e inkurajuara të shoqërisë,është e patjetërsueshme rujatja e insitucionit e filleve bazë të çdo civilizimi shoqërorë “FAMILJA”. Mbijetesa e llojit njerëzor dhe e kulturës së tij varet nga funksionimi i rregullt i mekanizmave të lindjes dhe riprodhimit.

Për të realizuar këtë objektiv, lind nevoja e një institucioni që i parë nën optiken demokratike, duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm. E për të zgjidhur këtë problem të ruajtjes së llojit janë krijuar strukturat dhe mekanizmat familjare, në të cilat procesi prokreativ zhvillohet që nga fillimi deri në ezaurimin e tij për rritjen dhe edukimin e fëmijëve.

“Asnjë sukses tjetër nuk mund ta kompensojë dështimin në shtëpi.”

Platforma Rinore Shqiptare si organizatë për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave njerëzore në sektor civil,mbron me kranari institucionin e familjes dhe antarëve të saj dhe fuqishëm dënon ashpër veprimet e personave me sëmundje psikike seksuale të mbështjellura në psudo liritë dhe të drejtat demokratike për të përhapur epidemin e ‘homoseksualizmit’.Paradat e ‘gjunjëzimit’ të tyre që po organizohen më 29 Qershor duhet të dënohen për thyerjen e ligjeve të Kushtetutës së RMV dhe reputacionin e rendit.

Gjithsesi i ftojmë të gjithë familjarët,qytetarët e ndershëm të këtij shteti,që të bashkohet në lëvizjen pro institucionit “FAMILJE” dhe të bëhen pjesë e tretmanit për kurimin e kësaj sëmundje psikike me fenomen negativ në shoqëri.”,shprehen nê një komunikatë për media nga “PLATFORMA RINORE SHQIPTARE”.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!