Sonte rreth orës 18 e 40 minuta, në SPB Tetovë është denoncuar se, në rrugën regjionale Zhelinë-Siriçinë në afërsi të një objekti hotelerik, është vërejture parkuar vetura ,,Mercedes” me targa të Shkupit, ku brenda saj ka qëndruar një person pa shenja jete.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për 67-vjeçarin M.J. nga Shkupi i cili nuk ka pasur shenja dhune dhe nga jeku ligjor është konstatuar se bëhet fjalë për vdekje të natyrshme.