Frashër Krasniqi-deputet në parlamentin e Kosovës
Sa herë që i hapi portalet e lexoj këso lajme qysh gratë e vajzat trajtohen e n’fund ua lejmë fajin vet atyne. Sa herë që egërsia e burrave, që mendojnë se krejt qenia e grave u takon atyne vetëm nga fakti që janë burra, mbrohet e ushqehet nga një sistem i tërë shtetëror (edhe ky i pushtuar nga burrat).
M’vjen marre që jam djalë,
sa herë që m’kujtohet që deri n’moshën 30 vjeçare s’kam ditë qysh lëshohet maqina e rrobave apo larësja e enëve, sepse kurrë me dorë nuk i kam prekë. Dhe sa herë që kur i tregoj ndonjë burri për këtë fakt, më thot “ani de, ajo është punë e grave, pse duhet me e ditë ti”. Thuajse gratë kanë lindur me enët e kuzhinës në duar, e me rrobat e palame të burrave në krahë.
M’vjen marre që jam djalë,
sa herë që m’kujtohet fakti që krejt çka di me përgatitë janë vezët dhe naj sallatë e lodhët aty këtu, sepse krejt jetën time nana dhe motrat m’ka mbajtë me ushqim. Pra, praktikisht, krejt jetën time kam ngrënë buk si me qenë në restoran ku ti veç e pret ushqimin në tavolinë dhe ku çdo lëvizje e jotja vëzhgohet nga shërbyesit, për të kuptuar se a je i kënaqur apo jo (vetëm se dallimi është se po flasim për një “restoran” ku “shërbyesit” nuk paguhen fare, dhe madje as që konsiderohet se po të bëjnë privilegj. Në fund të fundit “ato janë gra dhe kjo është detyra e tyre!”).
M’vjen marre që jam djalë,
Sa herë që shkoj mysafir dikund dhe i kaloj 2-3 orë duke folë politikë e turlifarë temash me burrat e asaj shtëpie, ndërkohë që për 2-3 orë sa flasim ne, gratë rrijnë n’kambë duke na shërby neve. Mvjen marre që jam djalë, sa herë që i shoh shikimet ndëshkuese të burrave kur gruaja vonohet me ndonjë shërbim, thuajse ajo paguhet për atë punë. Ato shikime që pasi të shkojnë mysafirët, shndërrohen në shpulla apo së paku ofendime verbale prej ma poshtrueseve.
M’vjen marre që jam djalë,
Sa herë që shoqet e mia më sjellin ndërmend faktin që me kalu një vajzë gjatë natës në një rrugicë ku ka djem, ndihen si me kalu përmes një grumbulli ujqish të uritur që edhe nëse nuk t’hajnë, boll që të tmerrojnë me shikimet, lëpimjet, e turrjet e tyne, që përveç epshit shtazarak shpërfaqin ndjenjën e superioritetit. Të atij superioriteti që vjen bash nga fakti që prej fminisë shoqnia i ka mësu që burrat janë ma t’fortë, e gratë janë “hic”, që duhet gjithmonë me nejt nër ta.
Mvjen marre që jam djalë,
Sa herë që e m’bjen nmend që suksesin tim personal (i vogël a i madh qoftë ai) e kam nga fakti që jam djalë dhe jetoj në një shoqni që djemt i mëson me ecë përpara kurse gratë me ju qëndru mbrapa e me i mbështetë, por asnjëherë me i bë hapat e njejtë me ta, e lëre ma me ecë para tyne.
M’vjen marre që jam djalë,
Sa herë që m’bjen nmend se burrat paguhen ma shumë se sa gratë – kur këto të fundit me 100 mijë vështirësi arrijnë të punësohen – vetëm ngase konsiderohet që “gratë kanë lind për me punu, kështuqë edhe me atë pak pagë që po ua japim, na po u bëjmë mirë, se përndryshe ato duhet me punu pa pare, qashtu qysh punojnë në shtëpi”.
Mvjen marre që jam djalë,
sa herë që m’del para vetes imazhi i një burri tipik që kthehet prej pune, shtrihet n’kauq me ndjenjën që ai është i vetmi që po punon për me e mbajtë atë shtëpi, e dhezë televizorin dhe e pret grunë me ia sjellë çajin, e nuk është i vetëdijshëm fare që gruaja e tij punon sa dyfishi i orarit të tij të punës. Dhe për këtë nuk e merr asnjë cent, e madje edhe kur me 100 mijë marre e hezitime ia lyp burrit do pare për me ble najsen t’nevojshme për të, ky i fundit, në rastet kur ia jep, kujdeset mirë me ia bë të qartë që këto pare nuk i meriton!
M’vjen marre që jam djalë,
Sa herë që i dëgjoj burrat duke thënë “boll ju kemi dhënë të drejta grave, çka po doni ma shumë?”, e nuk janë të vetëdijshëm që krejt jeta e tyne e privilegjume është e ndërtume mbi kurrizin e grave, dhe sot e qindra vjet vazhdon me qenë kështu.
M’vjen marre që jam djalë,
Sa herë që burrat nuk e kuptojnë që asnji e drejtë “e teprume” që e fitojnë gratë në këtë shoqni, asnjë hapësirë që ato e marrin duke luftu 100 herë ma shumë se burrat, asnjë vendim shtetnor që favorizon pozitën e tyne, nuk ka me mujt me i shly padrejtësitë dhe shtypjen historike që iu është bërë grave me qindra e mijëra vjetë.
M’vjen marre që jam djalë,
Sa herë që i dëgjoj burrat duke folë për gratë, pa ju ardhë paraprakisht marre që janë burra në këtë shoqni ku gratë konsiderohen qytetare të dorës së dytë.
GRATË KURRË NUK KEMI ME MUJT ME I SHPAGU PËR PABARAZINË HISTORIKE. POR KURRË NUK ËSHTË VONË PËR ME E NDRYSHU TË TASHMEN DHE TË ARDHMEN. PRANDAJ NE BURRAT E KEMI OBLIGIM QË BASHKË ME GRATË TË ANGAZHOHEN PËR BARAZI GJINORE.