Një djalë 4-vjeçar shqiptar është zhdukur në Zvicër.
Fëmija, i quajtur Zenel, u zhduk pa lënë gjurmë në një shesh lojrash në Möriken-Ëildegg AG pasditen e së enjtes.
Policia zvicerane ka nisur kërkimet për gjetjen e tij, por deri tani kanë qenë pa sukses.
Djali ishte së bashku me nënën e tij, Burbuqe M., në sheshin e lojërave pranë Lenzburgerstrasse.
Ai u zhduk rreth orës 16:30 pa lënë asnjë gjurmë.
Nëna e tij ka përshkruar për Blick momentin kur zbuloi se djali nuk ishte: “Zeneli po luante në sheshin e lojërave me fëmijët e tjera. Ai po ngiste biçikletën përgjatë blloqeve. Pas 5 rreth xhirosh papritmas nuk u shfaq më. Shkova menjëherë në kërkim të tij dhe gjeta vetëm biçikletën. Nuk kishte asnjë gjurmë për të. Kërkova kudo por nuk munda ta gjeja.”