105 raste të reja me fruth janë regjistruar javën e kaluar, flasin të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik. 49 rastet e prekura janë regjistruar në Shkup ndërkaq 56 të tjerë jashtë Shkupit. Rreth 80 për qind e të prekurve rezultojnë të pa vaksinuar, të vaksinuar me 1 dozë apo me status të pa njohur vaksinal. Epidemiologët thonë se nuk presin ulje të numrit të të prekurve pasi edhe numri i punonjësve shëndetësor të cilët janë të pa vaksinuar rezulton i lartë. Jo zyrtarisht 24,000 punonjës shëndetësor nuk janë të imunizuar kundër fruthit.
Për momentin sëmundja dominon më së shumti në Strugë sepse gjatë dy javëve të fundit kemi rreth 40 të prekur prej të cilëve gjysma janë personel mjekësor. 1246 persona, personel mjekësor janë vaksinuar gjatë kampanjës për vaksinim urgjent të të punësuarve shëndetësor”- theksoi Zharko Karaxhoski, Instituti i Shëndetit Publik
Gjatë javës së ardhshme do të mësohet se sa është numri i saktë i punonjësve shëndetësor të cilat janë të pa vaksinuar si dhe sa prej tyre refuzojnë të vaksinohen ku për këta të fundit parashihen sanksione. Javës së ardhshme poashtu do të mësohet nëse do të ketë sanksione edhe për drejtorin e Spitalit të Strugës, reparti kirurgjik i cili u mbyll si pasojë e infektimit të personelit mjekësor. Nga dhjetori e deri më sot gjithsej janë vaksinuar 27 mijë persona, 16 mijë prej të cilëve në Shkup ndërsa mbi 12 mijë të tjerë në qytetet e tjera të vendit. Që nga fillimi i epidemisë e deri më tash numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 1625 persona.
Vjollca Aliti