Është arrestuar legjenda e futbollit argjentinas dhe botëror, Diego Armando Maradona.
Ai u prangos nga autoritetet në Argjentinë për shkak të një padie që ish-e dashura e tij, Rocio Olivera ngriti ndaj tij për shkak të një borxhi që i detyrohet asaj, në vlerë prej mbi 5 milionë eurosh.
Maradona ra në duart e autoriteteve pasi u kthye në Buenos Aires nga Meksika, raporton The Sun.
Ata kishin qenë në lidhje për gjashte vjet, dhe lidhja e tyre mori fund në dhjetorin e vitit të kaluar.
Legjenda e futbollit do të paraqitet para gjykatës më 13 qershor dhe do të përfaqësohet nga avokati, Matias Morlo