Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBlerim Reka nuk pranon të jetë pjesë e ekipit të Pendarovskit

Blerim Reka nuk pranon të jetë pjesë e ekipit të Pendarovskit

Hapin e parë që presidenti i ri i shtetit, Stevo Pendarovski e ka marrë sapo është sistemuar në rezidencën presidenciale në Vodno, ka qenë ftesa drejtuar profesor Blerim Rekës për t’u bërë pjesë e ekipit të Pendarovskit.

Këtë e ka thënë Pendarovski sot në brifing me gazetarë, ndërsa ka theksuar se ka qenë profesor Reka, ish-kandidat për president, ai që nuk e ka pranuar ofertën pasi do të vazhdojë t’i përkushtohet jetës akademike. Në këtë drejtim, Pendarovski ka thënë se e vlerëson lart punën dhe përkushtimin e profesor Blerim Rekës si në jetën shoqërore, ashtu edhe në jetën akademike dhe politike në Maqedoni.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments