Vazhdojnë punimet në rrugën Partizanska
Sot, Kryetari i Komunës së Strugës z.Ramis Merko i shoqëruar nga këshilltarët e Komunës së Strugës , ndoqi nga afër punimet e asfalltimit të rrugës Partizanska.
Pas përfundimit të ndërrimit të gypave të azbestit, vijoi projekti i rradhës, asfaltimi i rrugës Partizanska, projekt i parealizuar më parë.
Puna në teren po zhvillohet me intenzitet maksimal për tu përfunduar para fillimit të sezonit turistik.
Së fundmi Struga po merr pamjen që gjithmonë ka merituar. Një Strugë me kushte evropiane, një Strugë me infrastrukturë si kurrë më parë.
Vazhdojmë me projekte dhe realizime.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës