Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: “Fshesë” për arrogantët dhe joprofesionistët

Zaev: “Fshesë” për arrogantët dhe joprofesionistët

Lideri i LSDM-së dhe i BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti për rikonstruimin e Qeverisë së pari do të bisedojnë me bashkpartiakët dhe më pas në nivel të liderëve, kjo është dakorduar dje në takimin e kryetarëve të partive në pushtet, i cili zgjati rreth një orë e gjysmë.

Në takimin që u mbajt në Qeveri, i cili duhej të detektojë disa dobësi tek një pjesë e funksionarëve nga pushteti ekzekutiv, është dakorduar se do të vijojnë konsultime në dy partitë politike në krye të së cilave janë dy liderët, pas çka bisedimet do të vazhdojnë.

“Qëllimi i këtyre iniciativave është sigurimi i zgjidhjeve kuadrovike për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve, në drejtim të realizimit të rezultateve më të mira në planin ekonomik dhe realizimin e pritjeve të qytetarëve”, thonë nga Qeveria.

Kryeministri Zoran Zaev dje paralajmëroi se si partnerë të koalicionit do të bisedojnë për rikonstruim, por edhe se do të flasë për personalitete, e jo për pjesëtarë të partive politike ose profesionistë të cilët janë në Qeveri.

“Edhe pse simbolika vjen nga fjala “fshesë”, megjithatë, bëhet fjalë për profesionistë. Flasim për arrogancë, për mosrealizimin e pritjeve nga institucione të caktuara dhe flasim për pamundësinë që të realizohen objektivat që kanë pritur qytetarët. Pra flasim për personalitete, nuk flasim për anëtarë të partive politike apo profesionistëve që janë në qeveri. Ata që kanë treguar dobësi të këtij karakteri, ia vlen që të zëvendësohen me njerëz të tjerë, tha Zaev.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në një deklaratë për mediumet pardje tha se mbetet në kërkesën për kontroll të deputetëve dhe funksionarëve të cilët kryejnë veprim publik dhe se ka kërkuar këshilla për zbatimin e vetingut, me çka do të pengohen sulmet ndaj funksionarëve dhe përhapjes së lajmeve të rreme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!