Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMiratohet paketa sociale, 12 mijë denarë për familjet pa të ardhura,dhe 100...

Miratohet paketa sociale, 12 mijë denarë për familjet pa të ardhura,dhe 100 euro për personat që i kanë mbushur 65 vjet

Me shumicë votash, Kuvendi miratoi pakon e ligjeve sociale. Tre ligjet që morën dritën jeshile, do të mundësojnë që familjet pa të ardhura, të marrin rreth 12 mijë denarë në muaj, përfshi këtu  shtesat fëmijërore dhe shtesat arsimore për fëmijët. Familjet që kanë të ardhura minimale dhe lindin fëmijën e tretë, do të marrin edhe shtesë fëmijërore, për së paku 10 vite. Personat e moshuar mbi 65 vjet, do të marrin nga 100 euro në muaj, por me kusht që të mos kenë të ardhura në 3 muajt e fundit, apo patundshmëri prej të cilës mund të përfitojnë. Nëse në një shtëpi jetojnë dy persona të moshës mbi 65 vjet, çift bashkëshortor të drejtën e kësaj ndihme do e gëzoj vetëm njëri. Deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili pret që në afat të shkurtër kohor të mundësohet që gjithë personat e moshuar mbi 65 vjet, të marrin pensionin e pleqërisë.

 Jo, i takon vetëm njërit. Këto janë qenë argumentet tona për të cilat është zvarritur miratimi i ligjit. 09-55 Megjithatë, ne kemi thënë le të fillon në këtë formë sepse arsyetimi i Ministrisë ishte se nuk kemi informata të sigurta se sa persona do të përfitojnë nëse e lëshojmë në këtë formë. 10-13 Pas një viti do të shohim efektet se çfarë numri do të arrijnë dhe sa mund të inkorporohen, sepse në fund të fundit na obligon edhe programi qeveritarë- tha Rexhail Ismaili – Deputet i BDI-së.

VMRO-DPMNE-ja parashtroi disa amendamentet, mes të cilave edhe shtesa për fëmijën e katërt, të cilat nuk u pranuan. Partia e Mickoskit akuzoi shumicën parlamentare se po miratojnë ligje populiste.

Nuk e di se si ka mundësi që të jetë më me rëndësi, miratimi i një ligji populist, pension për të moshuar, pension social me 0 ditë përvojë punë, nga kjo masë që deri tani ka qenë shpresë për mbi 800 nëna. Të nderuar koleg, nëse ky ligj miratohet ndërsa më pas siguroni të drejtë për pension social për të gjithë personat që nuk kanë mundur të sigurojnë përvojë punë, me të vërtetë besoj se doni që fitoni materialisht të gjithë qytetarët- deklaroi Sllagjana Mitovska – Deputet e VMRO-DPMNE-së.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska tha se për miratimin e ligjeve janë konsultuar të gjitha palët e prekura dhe se pret rezultate pozitive nga kjo pako ligjore.

 Në mënyrë direkte po punojmë në zvogëlimin e numrit të fëmijëve të varfër, i avancojmë të drejtat e personave në nevojë dhe për herë të parë miratojmë Ligj siguri sociale të personave të moshuar. E gjithë pakoja ligjore është miratuar me marrëveshje me të gjitha palët e prekura dhe kjo na jep siguri që këto ligje do i arrijnë rezultatet e pritura- tha Mila Carovska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Debati për miratimin e ligjeve sociale përveç papajtueshmërisë shumicë- opozitë, hasi në mosmarrëveshje të mëdha edhe mes partnerëve të koalicionit, BDI dhe LSDM. Debati mbi pakon ligjore sociale zgjati mbi 4 muaj.

Besian Leka

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!