Energjia pozitive që reflektohet nga shpirti i bardhë, e stolisur me elegancë, me elemente të tolerancës në rend te parë,humanitetit ,duke respektuar rrethin dhe duke i fal dashuri,çdo herë me buzëqeshje të ngrohtë, është aduti i parë që një zonjë si Arjeta Spahiu e bënë të fuqishme, shkruan Struga Ekspres.
Gruaja intelektuale nga Tetova është simbol i suksesit dhe famës.
Arjeta Spahiu është Juriste me 20 vite eksperiencë duke punuar me organizatat Ndërkombëtare, duke shërbyer në pozita Ligjore.
Këshilluese për Menaxhmentin e Lartë të Misioneve.
Gjashtëmbëdhjetë vitet e fundit, Arjeta punoi me Misionet e Unionit Evropian për Politika të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Përbashkët së pari në Maqedoninë Veriore me EUPOL Proxima dhe EUPT Macedonia, derisa dhjetë vitet e fundit shërbeu si Këshillëtare e Lartë Ligjore me EULEXin në Kosovë.
Ne 2014-tën, Arjeta themeloi në Kosovë kompaninë e konsulencës “Advoco Solutions” duke ofruar trajnime, coaching dhe ekspertizë juridike. Znj. Spahiu është Juriste e Diplomuar nga Universiteti i Prishtinës, si the mbanë Master të Administrimit të Biznesit nga Universiteti i Sheffield-it, me bazë në UK. Znj.
Spahiu është Coach Profesional i Akredituar nga Instituti për Ekselencë Profesionale në Coaching (Washington, SHBA)) dhe nga Federata Ndërkombëtare e Coaching-ut. Ajo është gjithashtu Instruktore e Menaxhmentit dhe Lidershipit tek Departamenti i Trajnimit dhe Zhvillimeve të Universitetit
Amerikan në Kosovë/Instituti Rochester i Teknologjisë.
Arjeta është përfaqësuese e Kompanisë Amerikane “Ken Blanchard” për Kosovë. Maqedoni dhe Shqipëri. Ajo shërbeu si anëtare e Bordit të Governatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, për dy vite të njëpasnjëshme dhe e ri-zgjedhur tash së fundi për vitin e tretë.
Ajo rrjedh nga një familje e vjetër 700 vjeçare tetovare, ku gjyshi i saj Ismajl Spahiu me 1968 ka ngritë flamurin Shqipëtar për herë të parë në Tetovë dhe njëherit mbesë e Arbër Xhaferit.
Babai i Arjeta Spahiut, Alishefik Spahiu është i zhdukur që nga viti 1999,gjatë luftës në Kosovë.
Arjeta me forcën dhe guximin që e karakterizojnë atë, mposhti dhimbjen dhe hapi shumë shtigje për të treguar modelin e mirë të gruas së hekurtë dhe të guximshme duke u ngritur në majat e larta të karrierës së saj duke sfiduar gjithçka.
Mëposhtë do të shikoni historikun e familjes Spahiu dhe zhdukjen e babait të saj në luftën e Kosovës.