Monday, May 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAhmeti-Pendarovski: Të gjithë faktorët politikë të orientohen drejt pajtimit dhe bashkimit për...

Ahmeti-Pendarovski: Të gjithë faktorët politikë të orientohen drejt pajtimit dhe bashkimit për qëllime strategjike

Kreu i shtetit Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti theksoi nevojën që në periudhën e ardhshme të gjithë aktorët politikë të kenë një qasje të përgjegjshme dhe të drejtojnë kapacitetet e tyre drejt përmbushjes së agjendës së reformës me qëllim të fillimit të negociatave aderuese me Bashkimin Evropian. Të dy bashkëbiseduesit, sipas kabinetit të Pendarovskit, shkëmbyen mendime mbi ngjarjet aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, presidenti Pendarovski tha se Republika e Maqedonisë Veriore po përballet me mundësinë historike për t’u konfirmuar si partner dhe pjesë e barabartë e aleancave më të rëndësishme në botë – Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Kjo, sipas Pendarovskit, është rruga e vetme që çon drejt stabilitetit dhe prosperitetit të shtetit dhe rajonit. Prandaj, siç theksoi ai, të gjithë faktorët politikë në Republikën e Maqedonisë Veriore duhet të përqendrohen në pajtimin dhe bashkimin mbi qëllimet strategjike të vendit.

Në takim Ahmeti e uroi Pendarovskin me rastin e marrjes së funksionit dhe i dëshiroi suksese në punë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments