Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiSportistët strugan të K.K "Drinit" shkëlqejnë në Ohër (FOTO)

Sportistët strugan të K.K “Drinit” shkëlqejnë në Ohër (FOTO)

Shkëlqejnë Struganët në Ohër

Ditë e diel (19.05.2019) në Ohër u zhvillua Turneu Ndërkombëtar në Karate “Ohrid Open 2019”, ku morën pjesë mbi 400 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbi dhe klubet nga Maqedonia e Veriut.
Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga, në këtë aktivitet u paraqit me një numër më të madh sportistësh, relativisht fillestarë për të bërë një përvojë plus, pasi edhe aktiviteti ishte në komshi.
Sportistët Struganë, bën një paraqitje të shkëlqyer duke fituar plot 17 medalje, nga të cilat 9 medalje ari, 5 medalje të atgjenta dhe 3 medalje të bronzta.
Me medalje Ari u stolisën:
Pasho Mustafai, Gresa Mustafai, Elavana Lumani, Dielli Dauti, Velerda Seferi, Hamza Zylali, Ilira Xheladini dhe me dy medalje Ari u stolis Zana Xheladini e cila pata edhe nje nga paraqitjet më të mira të saj.
Me medalje argjenti u stolisën:
Vlera Lena, Pasho Mustafai, Gamze Beshiri, Loriana Ramo dhe Kastriot Malo.
Me medalje të bronztë u stolisën:
Velerda Seferi, Loriana Ramo dhe Fejzulla Dauti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments