Nesër në ora 16:00, përpara ndërtesës së komunës së Ohrit një grup maqedonas do të protestojnë kundër ndërtimit të minares së xhamisë Ali Pasha në Ohër,shkruan Struga Ekspres.
Sipas protestuesve ky ndërtim i minares së xhamisë është i paligjshëm dhe se duhet të ndërpritet menjëherë.
Ata kërkojnë nga kryeministri Zoran Zaev të jap vendimin për ndërprerjen e minares në këtë xhami.
Ata do të dalin me me slloganin “Nuk ka drejtësi,nuk ka paqe”!
Se përse u pengon minarja një grupacioni maqedonas, akoma nuk ka ndonjë sqarim të saktë nga vet ata.
(Struga Ekspres)