Fshesa e kryeministrit, Zoran Zaev, do të përfshijë funksionar nga çdo nivel i pushtetit.
Mediat thanë se Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka hartuar një listë me mbi 15 emra të cilët do të ndryshohen. Në të ministra, deputetë, kryetar komunash, drejtor dhe zyrtar të tjerë.
Siç mëson Almakos nga burime të mirëinformuara, kjo fshesë e Zaevit e paralajmëruar në kulmin e zgjedhjeve presidenciale, të parin do ta “merr përpara” RDK-në e Vesel Memedit. Kështu, do të shkarkohet nga posti Ministri i Vetë Qeverisjes lokale Suhejl Fazliu, kuadër ky i kësaj partie.
Almakos edhe përkundër tentimeve nuk ka arritur të marrë informacionet e sakta se pse do ndodh ky përjashtim i RDK-së nga Qeveria, edhe pse burimet tona bëjnë me dije se Vesel Memedi nuk ka përmbushur premtimet e tij as në fushatën presidenciale, por as edhe në Qeveri./Almakos