Aksident tragjik: Humb jetën shoferi i makinës

0
15

Sot, rreth orës 11:00 në rrugën nacionale Strumicë – Novo Sellë, para hyrjes së fshatit Bosilovë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në të cilin ka vdekur shoferi i makinës.

Nga Ministria e Brendshme e konfirmojnë rastin dhe njoftojnë se më vonë do të jepen më shumë detaje rreth rastit.

Ekipi policor i rajonit të Strumicës po vazhdon hetimin në vendngjarje.