Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiBogovica po shuhet, një nga fshatrat më të vjetër shqiptar të Strugës

Bogovica po shuhet, një nga fshatrat më të vjetër shqiptar të Strugës

Fshati Bogovicë ndodhet 18 kilometra në lindje të Komunës së Strugës. Deri në vitin 2004 gravitonte në Komunën e Dollogozhdës, dhe pas ndarjes së re territoriale me shkrirjen e Komunës së Dollogozhdës edhe ky vendbanim iu bashkangjit Komunës së Strugës. Fshati është malor dhe gjendet në shpatiet e malit Karaorman. Gjendet në një lartësi mbidetare prej 940 metra. Territori i këtij fshati nuk është i madh. Pjesa më e madhe e territorit të tij është e mbuluar me pyje, ndërsa ka edhe kullota dhe pak tokë pjellore. Banorët e këtij vendbanimi i takojnë nacionalitetit shqiptarë, shkruan Struga Ekspres.

Dikur Bogovica ka qenë shum i madh, por për shkak të largësisë me qendrën komunale pjesa dërmuese e banorëve të këtij vendbanimi janë shpërngulur. Tani fshati ka 25 shtëpi dhe afër 150 banorë, ndërsa një pjesë edhe ka migruar jashtë vendit per punë të përkohshme. Në Bogovicë funksionon shkolla fillore deri në klasën e pestë, ku mësimin e ndjekin vetëm tre nxënës ( një nxënës në klasë të parë, një nxënës në klasë të tretë dhe një nxënës në klasë të pestë) dhe një mësues i vetëm,z.ZImer Limani banorë i këtij fshati.
Shkollimin e mëtutjeshëm e ndjekin në fshatin Tatesh, prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë. Gjithashtu në fshatin Bogovicë ka edhe një xhami, rrugë të asfaltuar dhe ujësjellës.

Edhe banorët e këtij fshati krenohen me lashtësinë e vendbanimit të tyre, duke theksuar se për vjetërsinë e tij flasin varrezat që datojnë nga koha e mesjetës. Në oborrin e shkollës në pjesën jugore të fshatit ndodhet objekti i vjetër i kishës për të cilin thuhet se i takon kohës së mesjetës.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!