Më 16 mars 2019, në orën 07:45, në rrugën rajonale Ohër-Strugë, afër rrugës hyrëse për autostradën Ohër-Kërçovë, ndodhi një aksident trafiku në të cilin një person u plagos rëndë, raportojnë nga SPB-Ohër, informon Struga Ekspres.
Një automjet “Renault Megan” me targa të Ohrit, e drejtuar nga 37 vjeçarja T.Sh. nga Ohri, e cila doli nga rruga dhe goditi një pemë.
Me lëndime të rënda trupore, T.Sh u transferua në spitalin “Shën Erasmo “, ku iu dha ndihmë mjekësore.
Inspektimi i aksidentit të rëndë është kryer nga një ekip i SPB-Ohër.
(Struga Ekspres)