Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiRamis Merko uron maturantët e Strugës (FOTO)

Ramis Merko uron maturantët e Strugës (FOTO)

Të nderuar nxënës, maturantë, arsimdhënës e prindër,

Sot dua t’ju drejtohem maturantëve me pak fjalë për tju uruar vetëm suksese dhe arritje në të ardhmen.

Uroj që sot , ju që ju kemi ardhmërinë tanë të bëni zgjidhjet e duhura dhe të hapëroni ngadal por me siguri dhe vetëbesim. Jeni ju atа që vendosni për të nesërmen, jeni ju ato që do të udhëhqni këtë vend, sepse do të jeni ju mjekët, mësuesit, avokatët, arkitektët tanë, dhe do të jeni po ju në rolin e qytetarit atdhedashës e të mirëfilltë që punon për të mirën e shoqërisë tonë, për mirëqenien e Strugës, andaj uroj që suksesi t’ju ndjekë në çdo sferë të jetës.

Zëri juaj dëgjohet dhe do të vazhdoj të dëgjohet.

Mësimëdhënësve dua t’ju shpreh mirënjohje për punën e palodhshme dhe për mundin që keni dhënë për të nxjerrë në dritë këtë rini. Puna juaj vlersohet gjithmonë.

Maturantëve edhe njëherë nga thellësia e zemrës ju uroj suksese, fat dhe mbarësi në të ardhmen.

Kryetari i Komunës së Strugës,
Ramis Merko

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments